Yaya Toure nuk do të luajë më si futbollist profesionist, pasi sot agjenti i tij lajmëroi se mesfushori 35-vjeçar nuk do të luajë më, pasi mbylli sezonin me Olympiacos në Greqi.
Qendërmesfushori mbahet mend gjatë për tre vitet që kaloi tek Barcelona (2007-2010), ku fitoi 1 Superkupë, 1 Copa Del Rey, 2 La Liga, 1 Champions League, 1 Superkupë Europe dhe 1 Botëror Klubesh.
Ndërkohë që nga viti 2010-2018 ka luajtur me Manchester City, ku arriti të fitore 3 Premier League, 1 Fa Cup, 2 Kupa të Ligës dhe 1 Community Shield.
Në Angli mban rekordin si lojtari i pagabueshëm nga pika e bardhë e penalltisë, në 11 raste nuk ka humbur asnjë, duke mbetur i saktë 100% tek 11 metërshat, si asnjë tjetër më parë.
Ndërkohë që më herët, në sezonin 2005-06 me Olympiacos fitoi një kampion në Greqi dhe një kupë.