Viti 2017 është një vit i paharrueshëm për Entoni Xhoshua dhe vazhdon të bëhet gjithnjë e më i mirë për kampionin e peshave të rënda. Britaniku e nënshtroi Vladimir Klitçkon në superduelin e muajit prill që u zhvillua në “Wembley”. Ndërsa, pas njoftimit për meçin e tij të radhës, kundër sfiduesit për IBF Kubrat Pulev, 27-vjeçari mori çmimin e Sportistit të Vitit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga GQ. Në këtë ceremoni, Xhoshua u shoqërua nga një tjetër emër i boksit britanik, ish-kampioni i VBA, David Haje, i cili e uroi për çmimin. “Urime kampionit Entoni i cili e fitoi çmimin e sportistit të vitit nga GQ. Po ashtu, vëllai i madh Idris Elba ishte aty që gjërat të shkonin qetë dhe me stil!”, ka shkruar Haje në “Instagram”.