Uashington, 1 dhjetor – Rudi Xhulijani, avokati personal i Donald Trampit, ka kërkuar konfirmim për amnisti nga presidenti, në rast se akuzohet pasi Trampi do ta lëshojë Shtëpinë e Bardhë, lajmëroi sot Njujork tajms.
Sipas burimeve të gazetës, të dy edhe paraprakisht kanë biseduar lidhur me këtë temë, Trampi ka theksuar se do ta bëjë atë.
Gazeta kupton se Xhulijani ka potencial të përballet me akuza për vepra të kryera penale. Ai është pjesë e hetimit të kaluar të prokurorëve federalë nga Manhati për aktivitetet e tij në Ukrainë dhe rolin në shkarkimin e ambasadorit amerikan atje, pjesë e rastit me impiçment të Trampit të ngritur nga demokratët në Kongres në vitin 2019.
Trampi e shfrytëzon kompetencën e tij për dhënie të amnistisë në raste të cilat janë të lidhura me të personalisht apo për njerëz të cilët kanë qasje direkte deri te ai përmes miqve apo familjes.
Ashtu që, javën e kaluar ai e amnistoi ish këshilltarin e tij për siguri kombëtare, Majkëll Flin, ndërsa paraprakisht edhe Roxher Stounin, bashkëpunëtor i tij shumëvjeçar.