Ekipi i seniorëve, juniorëve dhe kadetëve xhudistë kosovare pas përgatitjeve në Koln (vajzat) dhe në Berlin (djemtë), këtë javë po vazhdojnë pergatitjët në Poreç të Kroacisë, ku po mbahet Festivali i xhudos për të 6 herë me radhë.
Seniorët e kanë përgatitjën finale para Lojërave Olimpike Evropiane, juniorët për Kupat Evropiane të radhës, kurse kadetët për Festivalin Olimpik Evropian për të rinjë.
Atje po mbahen edhe stërvitje për grupmoshat e reja, seminar me xhudistët me nevoja të veçanta si dhe seminar lidhur me administrimin dhe organizimin, siç janë projektet e edukimit, mediave dhe anti-dopingut.