Prishtinë, 27 prill – Xhudistë të rinj nga Maqedonia e Veriut dhe nga disa shtete evropiane do të marrin pjesë sot në turnenë ndërkombëtare të quajtur “Xhudo për paqe”, që do të mbahet në Pejë në organizim të federatës së xhudos të Kosovës dhe të klubit lokal “Ipon”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Trajneri i kombëtares të Kosovës, Driton Kuka pret garë që do të jetë e rëndësishëm për të gjithë xhudistët e rinj, që synojnë të paraqiten në arenën ndërkombëtare.
Nikoqir i sportistëve të rinj nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi, Austria, Turqia, Bosnja e Hercegovina dhe Rumania, do të jetë ekipi olimpik i Kosovës, i kryesuar nga sportistja më e njohur e Kosovës, kampionia olimpike dhe shumë herë kampione evropiane dhe botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi.
Turneu do të mbahet në sallën e sportit “Karagaç” në vendlindjen e Kelmendit, Pejë.