Objektivi i Entoni Joshua është të bëhet kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda, që do të thotë që boksieri britanik synon t’i rrëmbejë të gjithë titujt e kësaj peshe, të kategorive të ndryshme. Joshua mban titujt e kategorive IBF dhe VBA, ndërkohë që më 31 mars britaniku do të duelojë ndaj një tjetër kampioni bote, neo-zelandezit Josef Parker, që mban titullin e kategorisë WBO. Titulli i kategorisë WBC mbahet nga amerikani Deontaj Vilder, që mund të jetë rivali i Joshua në pjesën e dytë të 2018-ës. Por çfarë do të ndodhë më vonë, nëse Joshua i merr të gjithë titujt kampionë bote në peshat e rënda? Menaxheri i tij, Eddi Hearn, u shpreh se Joshua mund të tërhiqet nga sporti i boksit pasi t’i marrë të gjithë titujt. “E ardhmja nuk dihet dhe Joshua mund të tërhiqet pasi t’i marrë të gjithë titujt dhe të arrijë objektivat e tij. ai është mjaft i zgjuar dhe pasi të realizojë objektivin mund të mos ketë më dëshirë për të bërë këtë sport. Unë nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë pasi Joshua të jetë ngjitur në majë, pasi kur arrin aty njeriu shpesh i thotë vetes “tani realizova gjithçka”, u shpreh Eddi Hearn. Dueli i 31 marsit mes Joshua dhe Parker do të zhvillohet në Kardif, dy boksierë të pamposhtur në karrierën e tyre.