Uashington, 20 nëntor – Sekretari shtetëror i Xhorxhisë, Bred Rafensperger, sot deklaroi se organet zgjedhore në këtë shtet federal e kanë certifikuar fitoren e Xho Bajdenit, ndërsa pas disa orësh e kanë tërhequr deklaratën dhe thanë se procedura me certifikimin akoma nuk ka përfunduar.
Në Xhorxhi pati numërim me dorë të votave, me kërkesë të shtabit zgjedhor të presidentit aktual, Donald Tramp.
Dallimi midis Bajdenit dhe Trampit në këtë shtet federal është relativisht e vogël. Sipas rezultateve të publikuara deri më tani, Bajdeni ka marrë 49.5 për qind ë votave ose 2.474.141 vota ndërsa Tramp i ka marë 49.3 për qind ose 2.462.857 vota.
Nëse certifikohet fitorja e Bajdenit, ai nga Xhorxhia edhe zyrtarisht do të fitojë 16 vota elektorale.
Si president i sapozgjedhur i SHBA-së ai sot planifikon të takohet me demokratët në Kongres, si pjesë e ndërmarrjes së pushtetit në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse presidenti Tramp akoma po bën përpjekje për mospranimin e rezultatit zgjedhor.
Presidenti në Shtëpinë e Bardhë për sot pasdite ka caktuar takim me një grup ligjvënësish republikan nga Miçigeni, të cilët gjoja duhe të nxjerrin dëshmi se votimi ka qenë me parregullsi.