Nju-Jork, 25 qershor – Disa nga njerëzit më të pasur në SHBA kërkojnë tatim të pasurisë (tatim të pronës). Mes tyre janë edhe miliarderi Xhorxh Soros, trashëgimtaret Regan Precker dhe Abigal Dizni, si dhe bashkë-themeluesi i “Fejsbukut”, Kris Hujs. Sipas tyre, tatimi i ri do të ndihmojë në zgjidhjen e dallimeve të mëdha mes të pasurve dhe të varfërve, do të grumbullohen mjete për luftë kundër ndryshimeve klimatike dhe të tjera.
Letra u drejtohet të gjithë kandidatëve për president në zgjedhjet e vitit 2020. Miliarderët bëjnë thirrje për tatim “të matur” të pasurisë të 75.000 familjeve më të pasura në vend – apo 10 për qind nga më i pasuri 1 për qind. Disa nga kandidatët e demokratëve për shef të shtetit tashmë propozuan tatim të ngjashëm.
Senatorja Elizabet Uoren, e cila e mbështetë idenë, propozon tatimim me 2 për qind të të gjitha mjeteve mbi 50 milionë apo më shumë, si dhe 1 për qind kur pasuria është mbi një miliardë. Pritet që kjo të gjenerojë të ardhura plotësuese për arkën shtetërore prej pothuajse tre bilionë dollarëve në 10 vitet e ardhshme.