Revista amerikane “Forbes”, e specializuar në përllogaritjen e të ardhurave të njerëzve më të pasur në botë, ka publikuar listën e sportistëve me më shumë të ardhura gjatë karrierës së tyre. Interesant është fakti që sporti i golfit zë dy nga tre vendet e para, por dominojnë edhe ish-“yjet” e NBA. Formula 1 përfaqësohet nga Mihael Shumaher në 10-shen e parë, boksi me Flojd Mejveder, ndërsa futbolli nga Dejvid Bekam.
Ja cilët janë 10 sportistët më të pasur në botë:
1.Majkëll Xhordan (1.85 miliardë dollarë)
2. Tiger Vuds (1.7 miliardë dollarë)
3. Arnold Palmer (1.4 miliardë dollarë)
4. Xhek Niklaus (1.2 miliardë dollarë)
5. Mchael Shumaher (1 miliard dollarë)
6. Fil Mikelson (815 milionë dollarë)
7. Kobi Brajant (800 milionë dollarë)
8. Dejvid Bekam (800 milionë dollarë)
9. Flojd Mejveder (785 milionë dollarë)
10. Shekill Onill (735 milionë dollarë)