Xhonsoni bëri thirrje për unitet të kombit

0

Londër, 13 dhjetor – Kryeministri  britanik Boris Xhonson sot i bëri thirrje kombit për unitet për tejkalim të ndasive për Bregzitin, të cilat e ndanë vendin, transmeton gazeta KOHA.

“Do të bashkohemi …do të grumbullohemi të gjithë nga Britania e Madhe e jashtëzakonshme – Anglia, Skocia, Uellsi, Irlanda Veriore bashkë do të shkojmë përpara, duke e çliruar potencialin nga i gjithë vendi”, theksoi Xhonsoni.

Ai shtoi se dëshiron të bisedojë edhe me ata të cilët nuk kishin votuar për konservatorët dhe me ata të cilët kanë dashur ose ndoshta ende duan të mbesin në Bashkimin Evropian.

“Dëshiroj ta dini se ne në këtë qeveri konservatore asnjëherë nuk do ta neglizhojmë të mirën tuaj dhe ndjenjat pozitive të ngrohtësisë dhe simpatisë me popujt evropianë”, theksoi Xhonsoni.

Ai theksoi edhe se dëshiron partneritet të ri me BE-në.

Xhonsoni bëri të ditur se do të formojë qeveri të re dhe se të hënën do të konstituohet edhe parlamenti i ri.(koha.mk)

Comments are closed.