Londër, 16 dhjetor – Kryeministri britanik Boris Xhonson aprovoi të publikohet raporti kontrovers për gjoja përzierjen ruse në politikën e Britanisë, shkruan sot “Indenpendent”.
Xhonsoni është kritikuar për shkak të bllokimit të raportit të Komisionit për Çështje të Zbulimit dhe Sigurisë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 12 dhjetor, ndërsa shefi i Komisionit Dominik Griv vendimin e kryeministrit e ka quajtur “befasues”.
“Nëse ai e bën këtë tani, të njëjtën ka mundur ta bëjë edhe para shpalljes së zgjedhjeve”, theksoi Griv, i cili e humbi vendin në Parlament.
Gazeta thekson se ky raport nuk mund të publikohet para emërimit të Komisionit të ri për Çështje të Zbulimit dhe Sigurisë dhe nuk pritet të dalë në opinion para janarit.(koha.mk)