Xhonson të marten do ta prezantojë planin për zhvillim infrastrukturor të Britanisë së Madhe

29

Londër, 28 qershor – Kryeministri britanik, Boris Xhonson, këtë javë do ta publikojë lajmin për zhvillim të infrastrukturës së vendit, pas pandemisë me koronavirusin, deklaroi sot ministrja e Punëve të Brendshme, Priti Patel, për Skaj njuz.

Xhonson të martën do të mbajë fjalim para opinionit, që ta prezantojë planin për zhvillim infrastrukturor të vendit, i cili përfshin projekte për ndërtimin e spitaleve, shkollave, lagjeve dhe infrastrukturës transportuese.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, ai shpreson se me investimin në infrastrukturë pas pandemisë, mund ta kthejë përkrahjen e opinionit.

Comments are closed.