Kryeministri britanik Boris Xhonson sot deklaroi se do të ishte gabim që të normalizohen marrëdhëniet me presidentin rus Vladimir Putin pas invazionit rus ndaj Ukrainës.
“Të tentojmë sërish t’i normalizojnë marrëdhëniet me Putinin pas kësaj, siç kemi bërë në vitin 2014, do të thotë të bëjmë përsëri të njëjtin gabim”, deklaroi Xhonson në konferencën e partisë konservatore.
Duke folur në konferencën e Partisë konservatore në Blekpul, kryeministri britanik tha se vendi qëndron me popullin e Ukrainës.
“Me çdo ditë që kalon në rezistencën heroike të Ukrainës, është e qartë se Putini ka bërë një gabim katastrofik”, tha ai.
Xhonson pyeti veten pse Putini kishte nisur një pushtim të plotë të Ukrainës, duke hedhur poshtë idenë se ishte për shkak të shqetësimeve për anëtarësimin e vendit në NATO.
“Në Rusinë e Putinit dënoheni me 15 vjet burg vetëm pse invazionin e quani invazion dhe nëse qëndroni kundër Putinit në zgjedhke, do të helmoheni ose qëlloheni për vdekje”.