Londër, 24 tetor – Kryeministri britanik, Boris Xhonson sot deklaroi se planifikon ta pyes Parlamentin për dhënien e lejes për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme për më 12 dhjetor, duke deklaruar se kjo është mundësia e vetme të tejkalohet ngecja rreth Bregzitit.
Zgjedhjet e ardhshme në Britani të Madhe nuk ishin në plan para vitit 2022, transmeton gazeta KOHA.
Që të mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme, Xhonson duhet ta ketë shumicën në Parlament, ndërsa gjatë muajve të kaluar ai dy herë e vërtetoi se e posedon, por edhe dy herë dështoi.
Kryeministri britanik sot deklaroi se data që e propozon do t’u japë kohë deputetëve ta shqyrtojnë propozimin e Bregzitit.
Sipas planit të tij, Parlamenti do të punonte deri më 6 nëntor kur edhe do të fillojë fushata.(koha.mk)