Londër, 12 korrik – Përderisa bëhet kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar Boris Xhonson premton se do t’i mbrojë diplomatët britanik në mbarë botën dhe se do të ketë sjellje të fuqishme ndaj presidentit amerikan Donald Tramp, transmetuan mediat britanike.
Xhonson, i cili vlen si favorit për trashëgimtar të Tereza Mej në pozitën e liderit të Partisë Konservatore britanike dhe në funksionin kryeministror, këto ditë veçanërisht është kritikuar se nuk e ka mbështetur ambasadorin britanik në Uashington, Kim Darok, para diplomatit vetëm para dy ditësh e ka dhënë dorëheqjen e tij.
Korrespondenca diplomatike e Darok, në të cilën ambasadori e përshkruan administratën e Trampit si të “paaftë”, e zemëroi presidentin amerikan.
Në debatin televiziv me kundërkandidatin e tij partiak Xheremi Hant, Xhonson nuk dëshironte të ndalet pas Darok për shkak se kolegët e tij deputetë nga Partia konservatore e akuzuan se e ka hedhur ambasadorin “nën rrotën e autobusit”, që të mos i prish marrëdhëniet e tij me Trampin.
“Do të luftoj për diplomatët tanë fantastik në mbarë botën”, tha dje Xhonson gjatë tubimit.
Ai, gjithashtu, tha se edhe paraprakisht e ka kritikuar Trampin dhe të njëjtën do ta bëj edhe në të ardhmen.
“Në Mbretërinë e Bashkuar nuk pajtohemi me pozitën e SHBA-së për ngrohjen globale…, as me qasjen e tyre për marrëveshjen bërthamore iraniane. Ishim të fuqishëm dhe do të vazhdojmë të jemi të fuqishëm në marrëdhëniet me SHBA-në”, shtoi ai.