Londër, 18 mars – Ish-ministri britanik i Punëve të Jashtme Boris Xhonson deklaroi se nuk është vonë që Qeveria britanike të arrijë marrëveshje për “ndryshim të vërtetë” të planit të kryeministres Tereza Mej për Bregzitin dhe shprehi kundërshtim për votimin e ri në Parlament këtë javë.
Xhonson, i cili ishte një pre personave udhëheqës të fushatës për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja në referendumin në vitin 2016, në një kolumnë për “Telegrafin” britanik tha se ndoshta ekziston mundësia të dilet nga qorr sokaku kur bëhet fjalë për qëndrimin e Parlamentit për Bregzitin.
Tereza Mej pret të marrë mbështetja nga Parlamenti britanik në votimin e tretë për planin e ri të saj për Bregzit këtë javë.
Termini i paraparë për hyrjen në fuqi të Bregzitit është 29 marsi, ndërsa data me siguri do të ndryshohet sepse deputetët para pak kohe votuan për shtyrjen e Bregzitit për të paktën tre muaj.