Londër, 3 shtator – Kryeministri britanik Boris Xhonson bëri të ditur qartë se nëse deputetët sonte vendosin që të votojnë kundër Qeverisë së tij, atëherë britanikët duhet të vendosin në zgjedhje se kush do të negociojë me Bashkimin Evropian, deklaroi një zëdhënës i tij.
Deputetët pritet që të votojnë sot për planin që t’i japin Parlamentit më shumë kohë që të sjellë ligj me të cilin do ta detyrojë Xhonsonin që të kërkojë anulimin e Bregzitit, të caktuar për më 31 tetor, me ose pa marrëveshje me BE-në.
“Kryeministri ishte shumë i qartë… nëse deputetët votojnë sonte që ta hedhin poshtë pozicionin negociues të Britanisë së Madhe, t’ia dorëzojnë pushtetin opozitës, atëherë hapi i ardhshëm logjik për këtë kryeministër është diçka që nuk dëshiron… zgjedhje”, theksoi zëdhënësi i Xhonsonit.
Ai i paralajmëroi konservatorët të cilët do të votojnë kundër Qeverisë ose janë të përmbajtur se do të dëbohen nga grupi parlamentar i asaj partie.