Londër, 25 tetor – Kryeministri britanik Boris Xhonson, sot deklaroi se tash i mbetet Bashkimit Evropian të vendosë për prolongimin e Bregzitit, transmeton gazeta KOHA.
“Në këtë moment, siç e dini, BE-ja duhet të vendosë se vallë do të na pranojë apo do ta prolongojë daljen tonë. Siç qëndrojnë punët, ne mundet ta lëshojmë BE-në më 31 tetor”, tha Xhonson, transmetojnë mediat britanike. Ai, megjithatë, thotë se Britania e Madhe duhet të dalë nga blloku evropian më 31 tetor.
“Ne duhet të largohemi më 31 tetor”, theksoi Xhonson.
“Gjithsesi, 31 tetori ende është i mundshëm, ne mund të dalim më 31 tetor, por, fatkeqësisht kjo varet nga ajo çfarë do të thotë BE-ja”, shtoi ai.(koha.mk)