Londër, 2 dhjetor – Kryeministri britanik, Boris Xhonson mund të pajtohet të vaksinohet kundër Kovid-19 para kamerave televizive, që të dëshmojë se është efikase, deklaroi sot zëdhënësja e Xhonsonit.
Ajo shtoi se Xhonson me siguri nuk do të dëshironte ta pranonte vaksinën para atyre që kanë nevojë më së shumti dhe të cilët u takojnë kategorive të rrezikshme.
Xhonson paraprakisht ishte hospitalizuar pasi u infektua me Kovid-19.
Vaksinimi në Britaninë e Madhe do të jetë në bazë vullnetare, ndërsa anketat dëshmojnë se 20 për qind e britanikëve dyshojnë në sigurinë e vaksinës.