Londër, 13 nëntor – Kryeministrja britanike, Tereza Mej dhe Bashkimi Evropian vendosin për Bregzit ashtu që Britania e Madhe do të shndërrohet në koloni, deklaroi sot ish-ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Xhonson.
“Askush nuk bie në grackën e këtij teatri. Një prolongim për anulim tjetër të skenuar”, ka shkruar Xhonson në Tuiter.
Ai është i bindur se Britania e Madhe “do të dënohet në qëndrimin në unionin doganore dhe nën kontrollin rregullator të Bregzitit”.
Njerëzit nuk votuan për status kolonial, ka shkruar Xhonson, duke shtuar se “ardhmëria mund të jetë e ndritshme vetëm nëse tani e ndryshojmë kursin”.