Londër, 15 shtator – Kryeministri britanik Boris Xhonson deklaroi se ka avancim të madh ndaj arritjes së marrëveshjes për Bregzit midis BE-së dhe Britanisë së Madhe, transmeton gazeta “Majl od Sandej”.
“Kur kam ardhur në funksion të gjithë kanë folur se absolutisht nuk është i mundur asnjë ndryshim të marrëveshjes. Ata (liderët e BE-së) e kanë ndryshuar mendimin dhe siç shihni tani zhvillohet një bisedë shumë e mirë rreth problemit si të trajtohet kufiri i Irlandës Veriore. Ka avancim të madh”, ka thënë Xhonson.
BE-ja dhe Britania e Madhe nuk mund të pajtohen rreth asaj si ta shmangin vendosjen e sërishme të kufirit fizik midis Irlandës, shtet anëtar i BE-së dhe provincës britanike Irlanda Veriore, pas arritjes së Bregzitit. Londra e hodhi poshtë masën e sigurisë e cila është përfshirë në marrëveshjen e tanishme, të a.q. bekstop, ndërsa BE-ja konsideron se kjo është e nevojshme sepse nuk ekziston alternativë tjetër e besueshme.
Ai tani më e hodhi poshtë idenë për të kërkuar shtyrje tremuajshe të Bregzitit, në çka e obligon votimin e javës së kaluar në Parlamentin britanik, me të cilin parandalohet dalja nga BE-ja pa marrëveshje.
Xhonson nesër duhet të takohet me kryetarin e KE-së në largim Zhan Klod Junker dhe përfaqësuesin evropian të obliguar për Bregzit, mishel Barnie