Londër, 12 maj – Britania e Madhe është e brengosur për shkak të eskalimit të dhunës dhe viktimave civile në përleshjet mes Izraelit dhe palestinezëve, ndërsa kryeministri Boris Xhonson u bëri thirrje të dy palëve t’i zvogëlojnë tensionet dhe të tregojnë përmbajtshmëri nga përleshjet e mëtejshme.
“Britania është thellë e brengosur për shkak të dhunës në rritje dhe viktimave civilë dhe kërkojmë që urgjentisht të ndërpriten tensionet”, ka shkruar Xhonson në Tuiter.
Armiqësia mes Izraelit dhe lëvizjes Hamas eskaloi edhe sot, me të paktën 35 të vrarë në Rripin e Gazës dhe pesë në Izrael, në luftimet deri tani më intensive në disa vitet e fundit.