Londër, 30 korrik – Kryeministri britanik Boris Xhonson sot deklaroi se hapi vijues i negociatave për Bregzitin i takon BE-së.
Ai shtoi se nuk dëshiron që ta braktisë bllokun evropian pa marrëveshje, por për çdo rast duhet të përgatitet edhe për një rezultat të tillë.
“Nëse nuk mund të bëjnë kompromis, nëse me të vërtetë nuk munden, atëherë me siguri që duhet të përgatitemi për dalje edhe pa marrëveshje”, theksoi Xhonson gjatë vizitës në Uells duke shtuar se “i mbetet BE-së që të vendosë nëse do që ta bëjmë këtë”.