Londër, 20 qershor – Garën për kryeministrin e ardhshëm të Britanisë së madhe do ta vazhdojnë tre kandidatë – ish-shefi i diplomacisë britanike dhe ish-kryetari i Londrës, Boris Xhonson, si edhe ministrat aktual të Mjedisit Jetësor dhe Punëve të Jashtme, Majkëll Gov dhe Xheremi Hant, transmeton KOHA.
Në raundin e katërt të sotëm nga votimi Xhonson i fitoi 157 prej 313 votave të konzervativëve, Gov i fitoi 61 ndërsa Hant 59 vota.
Ministri i Punëve të Brendshme Saxhid Xhavid e fitoi pozitën e katërt me 34 vota dhe ra nga gara.
Në votimin e dytë gjatë ditës së sotme do të përcaktohen dy kandidatë për të cilët përmes postës do të votojnë 160.000 anëtarë të Partisë konservative në mbarë vendin.
Fituesi do të shpallet në fund të korrikut dhe do ta zëvendësojë Thereza Mej në funksionin lider i partisë dhe kryeministër i Britanisë.