Londër, 24 korrik – Kryeministri britanik Boris Xhonson sonte, pas marrjes së funksionit, ka emëruar ministrat në qeverinë e re, të cilët do ta ndihmojnë që të zbatojë Bregzitin deri më 31 tetor.
Xhonson e ka emëruar ish ministrin për Bregzit, Dominik Rab, i cili e braktisi qeverinë e Tereza Mejit për shkak të marrëveshjes së saj për dalje të Britanisë së Madhe nga BE-ja për shef të diplomacisë dhe sekretar të parë shtetëror.
Ministër i ri i Financave është emëruar ish ministri i Punëve të Brendshme Saxhid Xhavid, ndërsa ish ministrja për zhvillime ndërkombëtare Priti Patel u emërua ministre e Punëve të Brendshme.