Londër, 10 qershor – Kryeministri britanik Boris Xhonson e mirëpriti sot presidentin e SHBA-së Xhozef Bajden në vendpushimin bregdetar britanik Karbis Baj, para takimit të G7.
“E mrekullueshme, nuk dua të shkoj në shtëpi” tha Bajden, duke komentuar pamjen e detit ndërsa ecte me zonjën e Parë të SHBA-së Xhill Bajden, kryeministrin britanik Xhonson dhe gruan e tij Keri.
Ky është takimi i parë në mes Xhonsonit dhe Bajdenit dhe siç u paralajmërua më parë, të dy udhëheqësit do të paraqesin sot, gjatë bisedimeve në Londër, vizionin e përbashkët për “rimëkëmbje të qëndrueshme globale” nga pandemia e Kovid-19.
U paralajmërua se ata do të diskutonin gjithashtu për Irlandën e Veriut, mosmarrëveshjet në mes BE-së dhe Britanin e Madhe për zbatimin e protokollit të Bregzitit dhe tema të tjera.