Londër, 26 shtator – Kryeministri britanik, Boris Xhonson sot sërish e humbi një votim në Parlament, pasi deputetët e hodhën poshtë propozimin e Qeverisë për pauzë në Dhomën ligjdhënëse që të munden anëtarët e Partisë konservative të marrin pjesë në kongresin vjetor të tyre, siç ishte e zakonshme paraprakisht.
Propozimi, i cili parashihet pushim treditor, u refuzua prej 306 deputetëve, derisa 289 votuan “për”.
Anëtarët e Dhomës së Poshtme të Parlamentit dje e vazhduan punën në atmosferë shumë të tensionuar pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme se vendimi i kryeministrit për riorganizimin e Dhomës ligjdhënëse është joligjor.