Londër, 10 shtator – Kryeministri britanik Boris Xhonson ka deklaruar sot se do të arrihet marrëveshje për Bregzitin dhe vendi do ta braktis BE-në më 31 tetor.
“Do të arrijmë marrëveshje dhe do të punojmë që të kemi sukses në këtë. Kam qenë dje në Irlandë ku me miqtë tanë kam biseduar se si ta bëjmë këtë. Planifikojmë të shkojmë në Bruksel dhe të bisedojmë edhe me disa kryeqytete tjera”, ka thënë Xhonson.
Sipas tij, ekziston mënyrë që të arrihet marrëveshje, por se Britania patjetër të jetë e gatshme për dalje nga BE pa marrëveshje.
“Nëse është absolutisht e domosdoshme do të dalim edhe pa marrëveshje”, ka thënë kryeministri britanik.