Nju-Jork, 23 shtator – Kompania amerikane “Xhonson dhe Xhonson” bëri të ditur se i ka filluar testimet në fazën e tretë të vaksinës potenciale për koronavirusin e ri. Deri më tani gjithsej katër vaksina potenciale e kanë mbërritur fazën e fundit të testimit në SHBA.
Edhe pse vaksina është pas kandatëve potencialë të “Fajzer”, “Moderna” dhe “AsrtaZeneka”, ajo ka disa përparësi potenciale nëse tregohet e sigurt dhe efikase.
Për dallim nga vaksinat e tjera potenciale, kandidati i kompanisë kërkon vetëm një dozë, e jo dy, që e lehtëson fushatën për imunizim. Gjithashtu, nuk kërkon të ruhet në temperatura të ulëta ekstreme për dallim nga të tjerët.
“Xhonson dhe Xhonson” publikuan se dozat e para mund të jenë gati “në fillim të vitit 2021” nëse dëshmohet se vaksina është e sigurt dhe efikase. Në fazën e tretë, kompania do të përfshijë 60.000 persona në tre kontinente.