Londër, 12 gusht – Kryeministri britanik, Boris Xhonson sot bisedoi me telefon me presidentin amerikan, Donald Tramp për Brekzitin, tregtinë dhe tema të tjera aktuale ekonomike, kumtuan nga kabineti i kryeministrit britanik.
“Kryeministri sot bisedoi me presidentin Tramp. Ata diskutuan për temat globale ekonomike, tregtinë, ndërkaq kryeministri e njoftoi presidentin për ngjarjet e reja rreth Brekzitit”, deklaroi zëdhënësja e kabinetit të Xhonsonit, transmetuan mediumet britanike.