Londër, 13 shtator – Kryeministri britanik, Boris Xhonson të hënën në Luksemburg do të bisedojë me kryetarin e KE-së, Zhan-Klod Junker.
Ky do të jetë takimi i parë i dy përfaqësuesve zyrtarë prej se Xhonson u bë kryeministër nga fundi i korrikut.
Xhonson po tenton të arrijë kompromis me BE-në para datës së paraparë për Brekzitin, 31 tetor.
Kryeministri britanik, gjithashtu, do të realizojë takim edhe me kolegun nga Luksemburgu, Ksavier Betel.
Ka shenja të vogla për përparim në negociatat për Brekzitin siç po afrohet 31 tetori dhe afati për dalje të Britanisë nga BE-ja.