Xhoni Dep lëndohet gjatë xhirimeve në Mal të Zi

Aktori i Holivudit Xhoni Dep ka marrë lëndime në qafë gjatë xhirimit të sekuencave të fundit nga filmi “Minamata” në qytetin e Malit të Zi, Tivat.
Menjëherë pas lëndimit të aktorit, njerëzit e produksionit janë drejtuar për ndihmë deri te shefja e spitalit në Risan, dr Renata Bergam Grandis e cila është teze e aktores Marija Bergam.

Informatën për lëndimin e Depit në Fejsbuk e ka publikuar vetë Bergam Grandis.

“Pacienti im diçka është mpirë gjatë kohës së xhirimit të filmit ‘Minamata’”, ka publikuar Bergam Grandis në Fejsbuk në fotografinë me Depin.(koha.mk)