Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp sot edhe zyrtarisht e emëroi gjeneralin e pensionuar Xhon Keli për ministër të Sigurisë shtetërore. Ekipi i tranzicionit të Trampit kumtoi se Keli do ta kryesojë “misionin urgjent për parandalimin e migrimit të paligjshëm dhe sigurimin e kufijve”. Keli (66) është gjenerali i tretë i pensionuar në pozitë të lartë në administratën e re amerikane. Ai është ish komandant i komandës jugore të ushtrisë amerikane. Midis detyrave të tij, si sekretar i Sigurisë së brendshme është sigurimi i kufijve të SHBA-së nga migrimi i paligjshëm, mbrojtja e presidentit, reagimi i katastrofave natyrore, koordinimi i shërbimeve të zbulimit dhe lufta kundër kërcënimeve terroriste.