Uashington, 20 janar – Me dorën e shtrirë në Biblën 127 vjeçare, që e mbante bashkëshortja e tij Xhil, e para së gjithash kryetari i Gjykatës supreme të SHBA-së, presidenti i sapozgjedhur amerikan Xho Bajden sot e dha betimin në ceremoninë e inaugurimit në shkallët para Kapitoll Hillit, në Uashington, me çka u bë presidenti i 46-të i SHBA-së.
Në ceremoninë, e para betimin e dha nënpresidentja e sapozgjedhur Kamala Harris, gruaja e parë më ngjyrë dhe gruaja e parë nënpresidente e SHBA-së në historinë e saj.
Paraprakisht, ceremoninë e inaugurimit e ka hapur Ejmi Klobuçar, e cila në fjalimin inspirues tha se “kjo është dita kur demokracia e jonë do të kthehet dhe kur Amerika do të kthehet”.
“Sot e festojmë nënpresidenten e parë Kamala Harris, Sot gjithçka është e mundur”, tha senatorja Klobuçar, e cila e paralajmëroi folësin e ardhshëm, siç tha, kolegun e saj të dashur, senatorin Roj Blant.
Pas dy senatorëve, në foltoren u ndal dhe lutje lexoi prifti Roj O’Donovan, i cili porositi se “sot pranojmë mëkatet tona të kaluara dhe obligohemi të kujdesemi njëri për tjetrin, posaçërisht për ata të cilët e kanë më vështirë”.
Himnin amerikan e këndoi Lejdi Gaga, ndryshe mike e afërt e presidentit të ardhshëm të SHBA-së.
Ceremonia e sotme vijoi pas procesit kaotik zgjedhor në vend, i cili seriozisht është ndarë nga akuzat e pabaza të presidentit të deritanishëm Donald Tramp për mashtrime zgjedhore.
Në ceremoninë marrin pjesë ish presidentët Xhorxh Bush më i riu, Bil Klinton dhe Barak Obama, me bashkëshortet, nënpresidenti i deritanishëm Majk Pens, si dhe përfaqësues tjerë të lartë në jetën politike, ekonomike dhe publike të SHBA-së.
Ceremoninë deri tani zakonisht e kanë ndjekur qindra mijë njerëz drejtpërdrejtë, por kësaj radhe pritet shumë më pak, mysafirë mirë të zgjedhur, para së gjithash, për shkak të masave për shkak të epidemisë së koronavirusit, ku humbën jetën më shumë se 400.000 amerikanë.
Paraprakisht sot, Tramp u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe iu drejtua opinionit nga baza ushtarake Endrjus, duke deklaruar se “do të kthehet në ndonjë formë të angazhimit”.
Në tuitin e tij të parë sot, para inaugurimit, Bajden ka shkruar “sot është ditë e re për Amerikën” Në tuitin e dytë pak më vonë, Bajden iu drejtua bashkëshortes së tij Xhul, duke shkruar se “shumë e do dhe i është shumë falënderues që qëndron afër tij në këtë udhëtim”.
Ndryshe, Tramp, sot, para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë, sipas traditës, i la porosi Bajdenit, por përmbajtja e porosisë nuk u publikua.