Xhirimi ku Lasgush Poradeci përlotet për Kosovën

5

Në videon e postuar më poshtë, shihet poeti i madh Lasgush Poradeci. Kur flet për Kosovën, ai përlotet.

Telegrafi ju përkujton se teksa Poradeci anatemohej nga regjimi komunist në Shqipëri, “Rilindja” në Kosovë boton vëllimin e veprave të tij. Ky vëllim i realizuar me shumë përkushtim dhe shpenzime të mëdha, në Tiranë – me shumë peripeci po edhe këmbëngulje – atij ia dorëzon redaktori i “Rilindjes”, kritiku dhe shkrimtari Sabri Hamiti që kishte përgatitur këtë botim, parathënien e të cilit e kishte shkruar po ashtu.

Lasgushi, as në ato momente nuk ka mundur të përmbahet nga lotët. (Telegrafi)

Comments are closed.