Në qytetin Aydin dhe në rrethinat e tij ai njihet si “doktori i xhipave”. Prej 50 vitesh Erol Atik, 60 vjeç, merr xhipat në varrezat e makinave dhe i bën ato të përdorshme për trafikun, raporton Anadolu Agency (AA).
Makinat e mbledhura nga varrezat e automjeteve, Atik u jep “jetë” pas një pune 3-4 mujore në servisin e tij në rrugën e Qendrës Industriale në qytezën Efeler. Deri më tani ai u ka dhënë “jetë” qindra automjeteve, duke i vënë ato në shërbim të turizmit. Ai duke folur për AA tregon se ka nisur të punojë pranë një ustai si ndihmës në vitin 1970 dhe më pas në vitin 1977 ai ka hapur servisin e tij.
Duke vënë në dukje se që në ditën e parë që ka hapur servisin e tij ai është marrë me makina të vjetra, ai thotë se momentalisht në dorë ka një xhip të vitit 1946. “Xhipat e vjetër të kalbur dhe për varrezë i marr unë dhe i rregulloj nga fillimi i vetëm. Madje duke i bërë edhe disa pjesë vetë arrij ti ringre në këmbë”, thotë ai. Usta Eroli thotë se pjesa më e vështirë e xhipave është ajo e llamarinës dhe në vijim shton: “Të pasionuarit pas xhipave apo ata që duan ti përdorin ata në fushën e turizmit i sjellin këto makina të vjetra tek unë. Normalisht puna më e vështirë është ajo e riparimit të skeletit dhe llamarinës.
Të riparosh skeletin e xhipit është njëlloj sikur të riparosh një themel shtëpie. Duke rregulluar dhe riparuar pjesët e dëmtuar është njësoj sikur të ngresh në këmbë një të sëmurë. Nuk përdor asnjë pjesë të gatshme për rregullimin e tyre. Çdo gjë e bëj me dorë. Ajo që është e rëndësishme këtu është bërja në mënyrë origjinale të pjesëve të llamarinës dhe masa e të gjithave është në mendjen time realisht.
E dashuroj profesionin tim”. Atik thotë se në të kaluarën mund të gjente ndihmës, por se tani është e vështirë të gjejë. “Me dashuri dhe durim arrij të mbaroj një xhip për 3-4 muaj. 3-4 xhipa të vjetër mund të rregulloj për një vit”, thotë ai.
Duke vënë në dukje se vitet e fundit në Turqi xhipet e vjetër janë duke u përdorur gjerësisht në fushën e turizmit, thotë se ka një numër të madh klientësh, nga ata të turizmit deri tek banorët në fshatra. Ndërsa Güven Ilbeyi, një klient i ardhur në Eydın nga qyteti i Marmarisit pranë usta Erolit vetëm për të rivënë në jetë xhipin e tij thotë se pas 3 muajsh ai mundi të përdorë përsëri makinën e tij në saje të punës së palodhur të “doktorit të makinave”.