Damask, 15 tetor 2018 – Xhihadistët mbeten në zonën nga e cila duhej të evakuohen deri sot në mëngjes, dhe kanë për qëllim t’i vazhdojnë luftimet me çka dobësohet marrëveshja ruso-turke për Idlibin e krijuar që të shmanget sulmi i regjimit të Asadit ndaj bastionit të fundit kryengritës në Siri.
Grupi i armatosur Haet Tahrir-al Sham kumtoi se do t’i vazhdojnë luftimet në provincën siriane Idlib.
“Nuk do të heqim dorë nga xhihadi dhe luftimet për arritjen e qëllimeve të revolucionit tonë të bekuar, edhe atë para se gjithash – ndryshimin e regjimit kriminel”, thuhet në kumtesën e këtij grupi që kontrollon pjesën më të madhe të Idlibit.
Qendra siriane për të drejtat e njeriut dje kumtoi se zjarri minahedhës nga zona e ardhshme e demilitarizuar në provincën siriane Idlib mund ta rrezikojë zbatimin e marrëveshjes ruso-turke para afatit kyç për formimin e kësaj zone.