Jerusalem, 24 shkurt – Xhihadi Islamik Palestinez i Rripit të Gazës shpalli armëpushim të njëanshëm në përleshjet e ashpra dyditore me Izraelin.
Në një kumtesë së shkurtër organizata ekstremiste Xhihadi Islamik Palestinez theksoi se kanë përfunduar me hakmarrjen për vrasjen e tre pjesëtarëve të organizatës në sulmet të ushtrisë izraelite.
Në kumtesë, gjithashtu, theksohet se do të kundërpërgjigjet çdo agresioni të mëtejshëm izraelit.
Paraprakisht sot, ekstremistët e Xhihadit Islamik vazhduan me sulme raketore mbi pjesën jugore të Izraelit, me ç’rast një raketë ka rënë në oborrin e një kopshti.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu iu kanos me luftë ekstremistëve islamikë të Lëvizjes Hamas, e cila sundon me Gazën, nëse vazhdojnë sulmet raketore.
Netanjahu, gjithashtu, deklaroi se iu ka kanosur Hamasit se në rast se nuk i parandalon ekstremistët të cilët e sulmojnë Izraelin do të synojë drejtpërdrejtë në ta.
Në shenjë të hakmarrjes në sulmet e djeshme raketore, ushtria izraelite e sulmoi pozicionin e Xhihadit Islamik në Gazë dhe në Siri.(koha.mk)