Shkup, 24 shtator- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhafer, premton se pas Referendumit, Ligji i Gjuhëve dhe Ligji për Ratifikimin e marrëveshjes së Prespës do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë.
Këtë deklaratë Xhaferi e dha në emisionin Click Plus në TV21 – Maqedoni, transmeton Gazeta Koha.