Shkup, 17 shtator – Xhevat Lloshi – përkthyes, shkrimtar dhe publicist, si dhe akademik Ali Aliu janë fituesit e sivjetëm të çmimit shtetëror “22 Nëntori”. Lloshi është vlerësuar për kontributin e madh në përkthime dhe shkrime letrate, njëjtë sikurse akademik Ali Aliu, njëherësh edhe kritik letrar, shkruan gazeta KOHA.
Çmimi shtetëror “22 Nëntori” u ndahet personaliteteve të shquara që kanë dhënë shumë për arsimin, shkencën dhe kulturën shqiptare.
Vendimi për këtë çmim ishte miratuar nga Parlamenti i Maqedonisë në vitin 2018, ku në ndryshimet e Ligjit për çmime shtetërore, u fut edhe çmimi “22 Nëntori” me rastin e shënimit të “Ditës së alfabetit shqip”. Iniciativa atëkohë ishte e deputetëve Artan Grubi, Ejup Alimi, Muhamet Zeqiri, Goran Misovski, Aleksandar Kiracoski dhe Hari Llokvenec. (koha.mk)