Londër, 1 prill – Britania e Madhe planifikon nga mesi i prillit të fillojë me testimin e 25.000 personave në ditë, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Robert Xhenrik.
Britanikët po marrin kritika për reagimin e vonshëm të pandemisë dhe numrin e vogël të testimeve. Deri më tani në koronavirus janë testuar 143.186 persona, ndërsa mbi 25.000 ishin pozitiv. Më shumë se 1.700 persona kanë vdekur.
Për krahasim, Gjermania teston 70,000 persona çdo ditë.
“Është e rëndësishme që njerëzit të testohen, jo vetëm ata që mund të përfundojnë në gjendje kritike, por edhe punonjësit shëndetësorë, të cilët, padyshim, na nevojiten”, tha Xhenrik.