Uashington, 26 janar – Me shumicë bindëse të votave në Senat, Xhenet Jelen është konfirmuar si gruaja e parë sekretare e financave në historinë amerikane.
Ajo menjëherë filloi të punojë në Kongres për një paketë ndihme për të prekurit nga koronavirusi, rishikimin e politikës së sanksioneve amerikane dhe përforcimin e rregullores financiare.
Senati votoi 84 pro dhe 15 kundër Jellen, kurse të gjithë ata që votuan kundër saj janë republikanë, ku disa senatorë që shprehin shqetësim rreth planit të presidentit Xho Bajden për paketën ndihmë për të prekurit nga pandemia në vlerë prej 1.9 mijë miliardë dollarë, si dhe planet në lidhje me taksat dhe konsumin.
Udhëheqësi i shumicës së senatit Çak Shumer tha se Jellen po hynte në historinë e SHBA për herë të dytë, shtatë vjet pasi u bë gruaja e parë që drejtoi Rezervën Federale të SHBA-së.
Jellen e merr detyrën në këtë funksion në vendin e paraardhësit të saj republikan Stiven nuçin.
Ajo është ekonomiste me profesion dhe ka dhënë mësim në Universitetin e Kalifornisë, Berkli, kurse do të përfaqësojë administratën e Bajdenit në çështjet financiare globale.