Detroit, 27 nëntor – Prodhuesi amerikan i automjeteve Xheneral Motors (XHM) planifikon ta ndërpres prodhimin në tetë fabrika deri në fund të vitit 2019, prej të cilave pesë në Amerikën Veriore. Me këtë pa punë do të mbeten 14 mijë persona.
Vendimi është marrë si pasojë e rritjes së shpenzimeve të punës, shitjes më të ngadalshme të automobilave, ndërsa në momentin kur kompania orientohet drejtë prodhimit të kamionëve, automjeteve elektrike dhe automjeteve vetë-drejtuese.
Drejtoresha ekzekutive e XHM Mari Bara deklaroi se kompania dëshiron të investojë në automjete elektrike dhe vetë-drejtuese, për të cilat pritet se do ta nxisin rritjen e ekonomisë. Ajo thotë, gjithashtu, XHM reagon edhe në rritjen e shpenzimeve përfshirë edhe doganat e reja ndaj lëndëve të para siç është çeliku.
Me zbatimin e këtij plani, Xheneral Motors do të kursejë rreth gjashtë miliardë dollarë deri në fund të vitit 2020.
Në nivel botëror, XHM nga fundi i vitit të kaluar ka punësuar rreth 180 mijë punëtorë, planifikon shkurtimin e numrit të tyre për 15 për qind, si dhe ulje në 25 për qind të kuadrove udhëheqëse.