Fearflid, 14 nëntor – Themelet e Xheneral elektrik, kompanisë më të vlefshme amerikane dhe krenaria e ekonomisë, seriozisht po dridhet.
Vlera e aksioneve në bursën njujorkeze të hënë ka rënë për shtatë për qind, në 7,99 dollarë, ndërsa çmimi i sigurimit të borxhit i këtij grupi industrial arrit nivelin më të lartë në gjashtë vitet e fundit.
Për atë se shqetësimi për gjendjen financiare të kompanisë është i arsyeshëm flet edhe lajmi se njeriu i parë i Xheneral elektrik paralajmëroi shitje urgjente të pronës për shkak borxheve.
Xheneral elektrik muajin e kaluar në raportin për tremujorin e tretë publikoi humbje prej 22,8 miliardë dollarësh, devidendën vjetore e uli në katër centë, ndërsa aksionarët i njoftoi se po ballafaqohet me hetim gjithëpërfshirës të organeve federale rreth praktikës së kontabilitetit.