Këto janë dhurata që këta elefantë kurrë s’do t’i harrojnë. Përderisa netët po bëhen të ftohta në strehimoren në Indi ku tani këto kafshë jetojnë, ata mund të mbështillen me këto triko të leshta, të cilat janë thurur posaçërisht për ta. Në fakt, me këto triko ata duken sikur të kishin veshur pizhame. Gratë e fshatit ku ndodhet kjo strehimore në Mathura në Indi, kanë thurur këto triko për t’i mbajtur ngrohtë elefantët që jetojnë në këtë vend, shkruan Daily Mial. Ato e kanë bërë këtë punë, pasi stafi i strehimores ua ka kërkuar, sepse gjatë mbrëmjeve temperaturat bien aq shumë, saqë edhe lëkura e fortë e elefantëve nuk mund ta përballojë.