Mesfushori shqiptar i Përfaqësueses së Zvicrës, Blerim Xhemaili, ka shënuar super-gol për skuadrën e Montreal Impact, përcjellë Arbresh.info. Ish-mesfushori i Bolognas ka shënuar gol në fitoren e ekipit të tij 4:2 kundër Vancouver Whitecaps. Për Xhemailin goli i dytë për Montrealin, ndërsa me fitoren e mbrëmshme ekipi i tij ka siguruar finalen e Championshipit Kanadez.