Blerim Xhemaili është afër rikthimit në Serie A, te skuadra e Bolonjës. Menaxheri i klubit italian, Marko Di Vaio ka thënë gjatë një emisioni “TV Neptune”, se futbollisti shqiptar dëshiron rikthimin në Itali. “Lojtari ka bërë kërkesën e tij dy muaj më parë. Ne jemi duke vlerësuar, por Montreal ka ndryshuar udhëzuesin teknik dhe ne duhet të presim përgjigje nga ta”, ka thënë Di Vaio. 31-vjeçari që mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës te ekipi i Montrealit po kalon në formë fantastike, ku në 22 paraqitje ka shënuar 10 gola.