Shkup, 26 maj – Drejtori i Konviktit “Tome Stefanovski Seniq”, Lulzim Xhemaili, sot përmes një njoftimi i përgënjeshtroi akuzat e VMRO-DPMNE-së se objekti ende nuk ka energji elektrike.
“Dua të jem vetëm transparent dhe të informoj opinionin se në Konviktin “Tome Stefanovski Seniq” më 22.05.2019 në orën 14 u ndërpre furnizimi me energjinë elektrike për shkak të një borxhi të mbetur. Energjia elektrike është lëshuar dje më 25.05.2019 në orën 19. E përgënjeshtroj informacionin se Konvikti ende nuk ka energji elektrike”, citohet në reagimin e Xhamailit.
Për pyetje shtesë ai paralajmëroi takim me mediat nesër në hapësirat e Konviktit në orën 11:00.