Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, do të transferohet në kampionatin amerikan, MLS, te skuadra Montreal Impac, shkruan zeri.info. Xhemaili do të transferohet në Montreal Impact në MLS në qershor të vitit 2017, ka bërë të ditur presidenti i klubit, Joey Saputo. Edhe vet futbollisti kishte bërë të ditur se lojtari do të dëshironte të transferohej në kampionatin amerikan. Marrëveshja se Xhemaili do të luaj në MLS, u konfirmuar edhe nga Saputo. “Nuk e fsheh, kontrata e Xhemailit është disa vjeçare. Ai do të jetë në Bologna deri në qershor 2017, pastaj do të transferohet në Montreal”, u shpreh ai. Të kujtojmë që 30-vjeçari ka luajtur në skuadra të njohura evropiane si Torino, Napoli, Galatasaray, dhe së fundi është duke u aktivizuar tek Bologna.