Parashikohet një rikthim në Itali për Blerim Xhemailin, futbollistin me origjinë shqiptare i cili aktualisht luan në Major League Soccer me skuadrën kanadeze të Montreal Impact. Për të qenë në formën maksimale në Botërorin, Rusi 2018 me përfaqësuesen zvicerane,
Xhemaili dëshiron me çdo kusht të rikthehet te Bologna dhe të luajë me skuadrën kuqeblu nga janari deri në mars, periudhë në të cilën kampionati amerikan është pushim.